5 te lenduar nga nje shperthim ne Londer

Pesë persona janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Londër. Incidenti ndodhi në Hornchurch dhe në vendin e ngjarjes u dërguan më shumë se 60 zjarrfikëse dhe autoambulanca.

Nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, por policia po heton për ngjarjen. Shërbimi i ambulances ka konfirmuar se tre persona janë trajtuar në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital.

Një dëshmitar okular, drejtori i një firme tha se zyra e tij u drodh gjatë shpërthimit, duke meduar se ndërtesa ishte koditur nga ndonjë kamion, shkruan Dailymail.