5 ushqimet që nuk duhen ngrënë në vjeshtë

Keni gjithë verën që prisni për mollët, por kujdes! Nëse blini mollë të rritura me hormone dhe të spërkatura me pesticide, do i shkaktoni dëme shëndetit tuaj.
Më poshtë do të gjeni 5 ushqime që është më mirë që t’i shmangni gjatë vjeshtës dhe arsyet pse.

Mollët
Mollët janë një nga frutat më të spërkatura me pesticide. Duke qenë se nuk kanë rezistencë ndaj baktereve, mollët spërkaten shpesh. Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm, mundohuni të gjeni mollë organike.

Patatet
Edhe patatet janë të mira vetëm organike. Perimet me rrënjë, siç janë patatet, thithin shpejt pesticidet nga toka. Sado që t’i lani, patatet nuk do të jenë kurrë të mira.

Krahë pule
Janë shumë të preferuara, por ka një arsye pse njerëzit i duan aq shumë: kanë kalori dhe yndyrë. Nuk po ju themi që të shikoni televizor me kale përpara tani që kanë nisur kampionatet e futbollit, por të paktën hani krahë pule të pjekura ose të gatuara në skarë dhe eliminoni të skuqurat.

Pije me sheqer
Pijet me sheqer përmbajnë shumë sheqer dhe sidomos në vjeshtë krijojnë një efekt si të drogave. Kështu që, bëjini vetes nder dhe pini vetëm kafen e zakonshme gjatë kësaj stine.

Ëmbëlsira
Ëmbëlsirat janë të dashura për të gjithë, por biskotat, tortat dhe pastat kanë shumë yndyrë, sheqer dhe kalori. Nuk ju themi dot t’i eliminoni fare tani që freskon koha, por, duke qenë se konsumohen më shumë në këtë periudhë, duhet të dini që është e nevojshme ta moderoni konsumin e tyre. Mjaftojnë një ose dy biskota në ditë, në vend të pesë të zakonshmeve.