5 veshjet intime që do çmendin partnerin tuaj për Shën Valentin

Jemi në prag të Shën Valentinit dhe me siguri keni nisur të mendoni për dhuratat e përshtatshme për partnerët tuaj. Por, kur flitet për këtë temë gjithçka që të shkon në mendje është dashuria, ndaj po ju zbulojmë 5 ide vërtetë seksi, që me siguri do ndezin zjarrin më 14 Shkurt.

Për të ndezur zjarrin e pasionit duhen sakrifica, por nëse nuk jeni të gatshme të bëni përpjekje të mëdha, ky komplet seksi dhe komod bën për rastin tuaj.

. Nuk ka nevojë pse të prisni, zbuloni çfarë keni për të treguar që në fillim. Në fund të fundit, të gjithë e dinë që për meshkujt “zjarri” nis nga gjoksi.

Është e lodhshme të jesh vazhdimisht një vajzë e mirë, në shtrat nevojitet edhe imazhi i vajzës së “keqe”… Nëse synoni të surprizoni të dashurin tuaj, ky komplet agresiv dhe seksi do ta bëjë punën për ju.

Ky model “alla” Victoria’s Secret do t’ju bëj të dukeni një ëngjëll i vërtetë në shtrat. Me pak fantazi, me siguri që do arrini ta çmendni të dashurin tuaj.

Dizonjoja e këtij kompleti intim luan me imagjinatën e të dashurit tuaj, ndaj është ideal për të ndezur “zjarrin” në shtrat.