50 mijë banorë po evakuohen nga Gjermania për të shpërthyer bombat e Luftës së Dytë Botërore

50,000 persona janë duke u evakuuar nga shtëpitë e tyre në Hanover të dielën ndërkohë qe ekspertët po shpërthejnë automatikisht pesë bomba të Luftës së Dytë Botërore.

Ky është operacioni i dytë më i madh në Gjermani dhe do të ndikojë në rreth një të dhjetën e popullsisë së qytetit, raporton “BBC”.

Ndërtesat që po evakuohen përfshijnë shtatë shtëpi të kujdesit shëndetësor, një klinikë dhe një fabrikë të madhe. Zyrtarët shpresojnë që banorët të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi deri në mbrëmje.

Evakuimet kanë filluar në orën 9 të mëngjesit dhe banorët janë këshilluar që të marrin sendet e nevojshme si medikamentet kur të largohen, si dhe të shuajnë gazin dhe pajisjet elektrike.

Udhëtimi hekurudhor gjithashtu mund të goditet nga vonesat pas pasdites , rapotojnë mediat lokale.