“500 euro ose të nxorra fotot hot”, arrestohet shkupjani

 

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në qytetin e Shkupit, pasi një 32-vjeçar ka kërcënuar një të re nga qyteti i tij duke i thënë se do t’i publikonte fotografitë intime.

Sipas policisë, ngjarja ka nisur që në muajin mars të vitit 2016, ku vajza ka filluar të flasë me 32 vjeçarin me iniciale V.G. përmes Facebookut, i cili më pas i kishte ofruar punë në një klinikë private dhe si amvisë në shtëpinë e një nënpunësi ambasade.

Pas një farë kohë, ata kanë vazhduar të flasin dhe djali i ka kërkuar vajzës foto intime, gjë të cilën vajza e ka pranuar.

Pas sigurimit të disa fotove, djali më pas i ka shfrytëzuar duke e kërcënuar se do t’i publikojë në rrjetet sociale, dhe në këmbim i ka kërkuar një shumë prej 500 eurosh. E reja i ka dhënë fillimisht 300 euro, por shtetasi V.G. nuk është mbajtuar.

Më datë 18 maj 2017, vajza i ka dhënë edhe 6.000 denarë, por i vëzhguar nga policia.

Policia më pas e ka arrestuar dhe i ka sekuestruar celularin në të cilin gjendeshin fotot intime të të resë.

Prokuroria po vijon hetimet, ndërsa pritet që shtetasi me iniciale V.G. të marrë dënimin për veprën penale shantazhit.