500 mërgimtarë nga SHBA-ja drejtë Kërçovës,për të votuar Fatmirin

Mbi 500 mërgimtarë sot kanë rezervuar bileta që me 15 tetor të jenë ne Kërçovë për të mbështetur kandidatin e vetëm shqiptarë për kryetarë komune, mëson portali TetovaSot. Ky organizim nga gjithë diaspora bëhet nëpërmjet shoqatave shqiptare për të mbrojtur Kërçovën që Kërçova të ngelet sërish në dorën e Fatmir Deharit.

Sot gjithashtu edhe shoqata “Zajazi” me seli në Zvicër, nëpërmjet portalit TetovaSot bëri thirrje mbarë shqiptare që kërçovarët të mobilizohen dhe me 15 tetor të jenë më të fortë më të bashkuar për të mposhtur çdo kandidat tjetër kundër Fatmir Deharit.

Ndryshe Fatmir Deharin deri tani të gjithë partitë politike shqiptare kanë deklaruar se do ta mbështesin me 15 tetor për të vazhduar edhe një mandat si kryetar i suksesshëm i Kërçovës./TetovaSot/