500 milionë euro për Messin nga Kina

Sipas “Sky Sports”, klubi kinez ofron për yllin argjentinas një kontratë prej 5 vitesh me vlerën e 500 milionë eurove. Pra, 100 milionë euro në sezon për sulmuesin e “blaugrana”-ve.

Skuadra që është e drejtuar nga Manuel Pellegrini ka bërë shumë investime kohët e fundit. Në këtë ekip luajnë Ezequiel Lavezzi, Gervinho, Mbia dhe Kakuta. Lavezzi paguhet 13 milionë euro në sezon, ndërsa Gervinho paguhet 150 000 euro për ndeshje.

Hibei Fortune është themeluar në vitin 2010 dhe luan në qytetin Qinhuangdao. Në vetëm 5 vite, ka arritur në elitën e futbollit kinez.

Te Barcelona, Messi ka një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2018, me një pagë prej 24 milionë eurosh neto. Barcelona kërkon që ta rinovojë këtë kontratë, duke i ofruar Messit 35 milionë euro neto për sezon (70 milionë euro bruto).