Postimi në Facebook përbën shkelje të ligjit, ka deklaruar qeveria etiopiane gjatë fundjavës.

Po ashtu, shikimi i rrjeteve televizive si ”Oromia Media Network” dhe televizioneve e radiove etiopiane të financuara nga diaspora e vendit që është përkrahëse e protestave, po ashtu dënohet me ligj dhe është ilegale.

“Ushtria do të ndërmarrë masa ndaj atyre që postojnë në mediat sociale,” ka deklaruar ministri i mbrojtjes, Siraj Fegessa.

Ata që i thyejnë ligjet e gjendjes emergjente të Etiopisë mund të dënohen nga tre deri në pesë vjet burg.

Grupet më të mëdha etnike në Etiopi, Oromo dhe Amhara janë duke protestuar kundër margjinalizimit të lirive dhe të drejtave të tyre nga mazhoranca, e dominuar nga minoriteti Tigray.

Pas një jave protestash intensive që kanë dëmtuar ndërtesat qeveritare dhe bizneset e ndryshme, kryeministri etiopian, Hailemariam Desalegn ka deklaruar gjendjen emergjente më 9 tetor, e që do të vazhdojë për gjashtë muajt në vijim.