6 arsye për të mësuar gjuhën franceze

Në të gjithë botën, gjuha franceze  është akoma gjuha e dytë zyrtare –  është gjuha e vetme në botë (përveç anglishtes) që mësohet në çdo vend të botës. Më shumë se 200 milionë njerëz flasin frëngjisht, duke e bërë atë gjuhën e nëntë më të folur në botë. Gjithashtu, vendet me fuqi në Europë si Bruksel, Strasburg, Luksemburg flasin frëngjisht.

Për anglisht folësit gjuha franceze  është gjuha e huaj më e lehtë për t’u mësuar – Ju mund të keni dëgjuar se është gjuha spanjolle, por nuk  është e vërtet ë pasi anglishtja ka shumë fjalë të gjermanishtes dhe frëngjishtes. Më përpara gjuha franceze ka qenë gjuha zyrtare në gjykatat angleze.

Pasi të mësosh frëngjishten e ke më të lehtë të mësosh edhe spanjishten –  Sepse frëngjisht dhe spanjisht kanë prejardhjen nga latinishtja. Kështu nëse dini frëngjisht me pak mësime do të mësoni shumë shpejt edhe spanjishten. Po ashtu edhe e kundërta. Gjuha franceze  është një bazë solide për të mësuar edhe gjuhën italiane, portugalishten dhe rumanishten.

Cili  është destinacioni më i preferuar i turistëve, sidomos i të dashuruarve? – E gjetët,  është Franca. Parisi, Monako e shumë vende të tjera si dhe qindra arsye bëjnë që rreth 85 milionë turistë të kenë Francën si destinacionin e parë. E nëse nuk jeni i interesuar për Francën, atëherë  është Kanadaja, Zvicera, Monako, Belgjika dhe Luksemburgu dhe shumë vende të tjera të Afrikës, që ju mund të komunikoni në frëngjisht.

Ju nuk mund të mësoni letërsinë, teatrin, muzikën, matematik ën, shkencën, historinë, arkitekturën apo gastronominë pa ardhur përreth frëngjishtes – Gjuha franceze është gjuha e shkrimtarëve më të mëdhenj  të letërsisë, dhe Franca ka marrë çmimin Nobel për letërsinë më shumë se të gjitha vendet e botës.

Shfaqjet e politik ës franceze janë më të bukurat – Mund të keni dëgjuar për historitë e bukura të dashurisë së presidentit aktual të Francës, Francois Hollande, i cili kohët e fundit u kap duke jetuar dashurin ë e tij me aktoren bukuroshe. Në SHBA kjo do të kishte përbërë një skandal, ndërsa në Francë ka rezultuar një rigjallërim në popullaritet për Hollande-n.

Kjo është gjuha që ju mund të fitoni në ekonomi – Nëse po lexoni këtë, ju ndoshta nuk keni nevojë të dini të mirat që vijnë pasi mësoni një gjuhë të dytë. Por të mësosh gjuhën franceze, do të thotë të të hapet dera e ekonomisë, si dhe është destinacioni i tretë për investimet e huaja.