68-vjeçari zbulon se është martuar me mbesën, vendimi i tij do ju habisë

Një 68-vjeçar fitoi llotarinë dhe duke mos pasur me kë t’i ndante paratë, u regjistrua në një agjenci martesash. Aty njohu një 24-vjeçare që më vonë do të zbulonte se ishte mbesa e tij.”Kur e pashë, ndjeva diçka të çuditshme. Ishte diçka si deja vu, por nuk më shkonte mendja përse më dukej kaq e njohur.”, tregoi 68-vjeçari anonim për “Florida Post”.

Njëherë ajo i kishte përmendur faktin se familja e saj jetonte në Montgomery por prej vitesh nuk i takonte, për shkak të një sherri. Më tej, ai zbuloi se ajo ishte vajza e djalit të madh nga martesa e parë.

24-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë në gjimnaz, dhe babai- djali i bashkëshortit- e kishte përzënë nga shtëpia.

Megjithatë, 68-vjeçari nuk e ndjeu t’i jepte fund martesës. Ai shpjegoi se pas dy martesave të dështuara, nuk kishte ndërmend një divorc të tretë. Dhe mbesa-grua e mbështet plotësisht.”Kur pashë tim atë në albumin e fotove të burrit tim, u ndjeva krejtësisht e përhumbur. Por çdo çift është i veçantë në mënyrën e vet. Ndjej se kemi një lidhje aq të fortë, sa diçka e tillë nuk mund të na ndajë.”/ Elite Daily