7 përfitimet nga akulli që nuk i keni ditur

7 përfitimet nga akulli që nuk i keni ditur

Gjithmonë përdoreni terapinë me akull në fytyrë të pastër.

Vishni doreza për t’i mbajtur kubat e akullt. Kjo do t’i mbrojë duart tuaja, në veçanti nëse planifikoni t’i jepni vetës një zbutës për fytyrë.

Mos e përdorni akullin direkt pa e mbuluar atë me leckë të butë ose me një qese plastike kur e masazhoni fytyrën, shkruan Gazeta Blic.

Ju mund t’i përdorni kubat e akullit  direkt vetëm për t’i reduktuar aknet ose ënjtjet në fytyrë.

Për të shmangur ndezjen e lëkurës, asnjëherë mos aplikoni akull në trupin tuaj më shumë se 1 orë.

Ju mund t’i dyfishoni përfitimet dhe të bën kuba akulli me çaj jeshil,  çaj horsetail, ose hudhër.

#2. Përfitoni një lëkurë të butë

Çdo mbrëmje ose para se të shkoni në shtrat, provojeni këtë: lani fytyrën tuaj, mbushin një qese plastike me akull, dhe butësisht masazhoni fytyrën dhe zonën rreth qafës për 3 minuta, shkruan Gazeta Blic.

Në disa ditë ju do të merrni rezultate të dukshme:  lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme dhe e qetë. Terapia me akull gjithashtu parandalon rrudhat dhe iu ndihmon të flini më mirë.

#3. Shpëtoni nga aknet

Terapia me akull është njëra nga mënyrat më të mira për të sulmuar problemet me puçrra në fytyrë. Pastrojeni fytyrën tuaj, vendoseni një akull në një leckë të butë ose në një shami, dhe butësisht shtype mbi puçërr për 3 deri në 5 minuta. Rezultati do t’iu befasojë.

#4. Reduktoni rrudhat

Kjo metode e thjeshtë punon kështu: akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon plakjen e parakohshme dhe rrudhat, shkruan Gazeta Blic.

Ju mund ta masazhoni fytyrën tuaj për rreth një minutë çdo ditë para se të aplikoni grimin (kjo vlen për vajzat, pasi që djemtë vetëm duhet ta pastrojnë fytyrën).

#5. Ngushton poret

Vendosni një kub akulli drejtpërdrejtë mbi fytyrë për 2 ose 3 minuta. Nëse jeni të përqendruar mjaftueshëm, ju do vëreni se poret e zgjeruara dhe ato të hapura do të ngushtohen për pak ditë.

#6. Shpëtoni nga sytë e fryrë (të ënjtur)

Keni qarë gjatë gjithë natës dhe jeni zgjuar me sy të fryrë (të ënjtur)? Ka shumë arsye se pse sytë tuaj fryhen, por mos u bëni merak, shkruan Gazeta Blic. Akulli është shpëtim! Vendosni dy kube akulli në një leckë dhe vendosi ato mbi sy të mbyllur, dhe butësisht masazhoni zonat e ndezura për 2 minuta, duke kryer lëvizje rrethore të ngadalshme.

#7. Luftoni yndyrën në bel

Nëse nuk mund t’ia dilni dot të bëni një krimoterapi për shkak të parave, këtu e keni atë që mund ta bëni në shtëpi. Vendosni një pako me akull në barkun tuaj për 15 minuta. Largojeni për 3 minuta, dhe përsëriteni për një orë (maksimumi), shkruan Gazeta Blic. Akulli i transformon qelizat e bardha të yndyrës në qeliza kafe të yndyrshme të cilat mund të djegën nga procesi  i metabolizmit më lehtë dhe më shpejtë. Por mbani mend: këto truqe japin rezultate më të mira nëse kombinohen me një dietë të shëndetshme dhe me ushtrime të rregullta.