7 vajza janë përleshur me grushte e shqelma per nje djale

Një  sherr ka ndodhur sot rreth mesditës në zonën e Astirit, në Tiranë. Të paktën 7 vajza janë përleshur duke gjuajtur njëra-tjetrën me grushte e shqelma.

I gjithë sherri është filmuar nga një lokal, ndaj nuk kuptohet mirë se cilat janë grupet e përfshira në konflikt. Ajo që dihet është shkaku i dhunës, i cili sipas raportueses ka të bëjë me faktin që njëra nga vajzat i ka marrë të dashurin një tjetër femre. Por vajzat reaguan duke u shprehur se arsyeja e sherrit nuk ka qenë për një djalë.

Për këtë arsye, ajo i ka kërkuar llogari vajzës, e cila nuk dihet me saktësi se cila është, ndërsa është dashur ndërhyrja e disa djemve dhe burrave për t’u qetësuar disi situata. (JOQ)