Dritëro Agolli rivjen me “Prit edhe pak”

 


Dritëro Agolli rivjen me “Prit edhe pak”

Gazeta ne pdf

Libri me poezitë e pabotuara të Dritëro Agollit 

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli festoi pak ditë më parë, 85-vjetorin e lindjes. Në këtëditëlindje jubilare, Mjeshtri i letërsisë shqipe publikoi dhe librin e tij më të ri, me poezi tëpabotuara më parë. Prit dhe pak është titulli i vëllimit poetik, që siç thotë Agolli, ja kushton gruas së tij, Sadije.  Mendova që këtë përmbledhje vjershash t’ia kushtoj gruas sime, Sadijes, e cila ka mbi gjysmë shekulli, që ecën krah meje. Për vargjet e mia ajo vuan pothuajse si unë”,- shkruan në hyje të librit Dritëro Agolli.

Përveç poezive brilante të shkrimtarit të madh, libri sjellë dhe përjetimet e bashkëshortes Sadije. Parathënia dhe botimit është shkruar nga vetë bashkëshortja Sadije, e cila është njeriu që e ka ndjekur në rrugën e jetës dhe atë artistike për 53 vjet shkrimtarin e madh.

Libri me poezi Prit edhe pak, më kushtohet mua, prandaj duke qenë së bashku 53 vjet, qëkur jemi njohur nga vjeshta e vitit 1963 e deri më sot, ndihem më shumë e emocionuar, ndihem e privilegjuar që kam jetuar pranë këtij njeriu krejt të veçantë, ndihem e dashuruar, bashkuar me shumë dhembshuri, ndihem e lumturuar se e jetuam jetën, pa u zvarritur, se rritëm tre fëmijë të mrekullueshëm, Elonën, Artanin dhe vajzën tonë më të vogël, Annën, për të cilën lashë Dritëroin të vetëm për 15 vjet në krevatin e madh bashkëshortor, pasi flija në një dhomë me Annën, që kur ajo doli së bashku me Elonën nga materniteti, e derisa mbushi 15 vjeç”,- shkruan Sadije Agolli.

Botimi me poezi përmbledh krijime të viteve të ndryshme, ku si gjithmonë spikat talenti dhe gjenialiteti i poetit të madh. Mes tyre ka dhe epitaf dhe testamente poetike qëmarrin vlera universale. Në këtë vëllim të gjerë poetik do të gjeni filozofinë e Dritëroit për jetën në të gjitha aspektet e saj: herë përshkruar me një fill emocioni, herë me sarkazëm therëse, më shpesh do të gjeni lirizmin muzikor, kur shkruan për natyrën mjedisore apo shoqërore,- shkruan në parathënien e saj Sadije Agolli.

Poezitë e librit Prit dhe Pak, përveç elementëve personal, kanë dhe mesazhe të forta për aktualitetin shqiptar, problemet sociale, politikën dhe shqetësimet e njeriut të sotëm.

Koha Jonë” po boton disa prej poezive, si dhe parathënien e shkruar nga Sadije Agolli, në librin e fundit me poezi të Dritëro Agollit.

Ky libër po botohet në kuadrin e 85-vjetorit të Dritëroit

Nuk e di a do të kem fuqi fizike, mendore dhe optimizëm për të nxjerrë libra të tjerë nga dhjetëra dosje, që i kemi në sirtarët e bibliotekës së dhomës së gjumit, pasi studio me bibliotekën e tij të stërmadhe, është kthyer në një magazinë librash. Në studion e tij janë grumbulluar dhjetëra e dhjetëra libra në prozë, në poezi, libra kujtimesh e historikë, që i janë dhuruar Dritëroit me autografet e autorëve, me vlerësime për Dritëroin si shkrimtar, si mendimtar, si njeri dhe si personalitet i shquar i Shqipërisë. Këto libra janë çmimet që i kanë dhënë Dritëroit kolegët e tij krijues, duke dëshiruar që veprat e tyre të zënë vend në bibliotekën e studios së tij. Duhet të kishin edhe një apartament, që të mund t’i sistemonim vetëm librat e shkruar e të botuar në gjini të ndryshme letrare, dosjet e shumta, mbi 200 albumet me fotografi gjatë 52 vjetëve njohjeje dhe bashkëjetuese, por edhe çmimet e shumta që ka marrë për veprat e tij, për jetën e tij shoqërore, politike dhe si përkthyes i poezive të poetëve botërorë, që ai i ka dashur dhe i ka përkthyer në gjuhën tonë të bukur me një përkushtim të veçantë.