8 fakte që nuk i dimë për shqiptarët në Islandë

 

Si gjithkund tjetër nëpër botë edhe në Islandë nuk mungojnë shqiptaret. Në krahasim me vendet e tjera perëndimore ku shqiptarët janë në numër të madh, në Islandë besohet të jenë rreth 500 shqiptarë. Mund të duket ky një numër i vogël, por po flasim për një shtet ishull në Veri të Europës, i cili ka jo më shumë se 330 mijë banorë.

1. Në ishullin e Oqeanit Atlantik, shqiptarët kanë filluar të migrojnë rreth 30 vite më parë. Për dallim nga vende të tjera ku imazhi i shqiptarëve nuk është më i mirë i mundshëm, në Islande reputacioni i shqiptarëve është i mirë dhe ata janë të integruar si gjithë të tjerët.

2. Perveç gjuhës amtare, shqiptarët në Islandë flasin normalisht edhe gjuhën islandeze, mëson Gazeta Metro. Por ata, poashtu shkëlqyeshëm flasin edhe gjuhën angleze. Ne Islandë, islandishtja është gjuhë lokale, por është njeri ndër vendet që e flet anglishten më së miri si gjuhë jo amtare.

3. Sikur në vende tjera perëndimore edhe në Islandë shqiptarët njihen për storie suksesi. Ka disa kompani të lëmisë së ndertimit të cilat janë të shqiptarëve, ndersa vlenë të theksohet se zinxhiri i Pizza Castello, i krijuar nga vëllezërit Zogaj, përkatësisht nga Armend Zogaj, njihet si brendi i picave me të mira në Islande, në të cilën kompani punojnë tashmë shumë shqiptarë, konfirmon Gazeta Metro.

pizza-castelo

4. Njëra ndër lëmite ku nuk mungojnë shqiptarët është arti. Fitore Berisha, Ervin Shala, Dukagjin Idrizi, Jasmin Rexhepi, jane disa nga shqiptrët të cilët kanë bërë emer në Islande në fushën e artit. Kryesisht në kinematografi. Gazeta Metro konfirmon se Ervin Shala, është një nga ta, i cili ka marrë pjesë në mbi 50 projekte islandeze dhe ka luajtur në shumë video reklama te brendeve te njohura në këtë ishull.

5. Suksesi i Islandës në Euro 2016, ka mahnitur botën. Ndërsa në vitet e ardhshme nuk do të duhej të çuditemi nëse në radhet e kombetarës së Islandës, nuk shohim ndonjë shqiptarë, pasi që shumë fëmijë shqiptarë janë të angazhuar në klube të ndryshme islandeze.

iceland1

6. Nese jo prindërit e tyre, shumë të rinj shqiptarë kanë edukim të lartë në Islandë. Njeri ndër të veçantit e kësaj gjenerate është piloti Nexhip Shillova, konfirmon Gazeta Metro. Ai cili fluturon me Airbus A330, me 350 ulëse nga Islanda për në LA dhe destinacione tjera si Londra, Parisi e Bostoni. Aeroplani i tij kushton 200 milione dollarë dhe i besohet duarve të Shillovës. Ai është 28 vjeç dhe punon për disa vite si pilot per kompanine WOW Air, të cilin munda ta njoftoni në foton më poshtë.

piloti-islande

7. Reykjavik konsiderohet si njëri ndër vendet me ‘nejat’ më të çmendura në botë. Shumë yje Hollywood’i vizitojnë klubet e Reykjavik në vikend. Ndërsa edhe Quentin Tarantino ka folur rreth jetës së natës në Islandë, si dicka që nuk e ka pare më parë. Gazeta Metro mëson se disa nga këto klube-bare, menaxhohen pikërisht nga shqiptarët si Jasmin Rexhepi, Fitore Krasniqi dhe Leke Lekaj. Trio shqiptarë janë të njohur në Reykjavik për menaxhimin e ‘nejave më të mëdha’ në Reykjavik.

islande3

8. Për dallim nga shqiptaret e Zvicrës, Gjermanisë e vendeve tjera, shqiptarët në Islandë janë modestë sa i përket veturave. Gazeta Metro mëson se shqiptarët atje nuk janë të fascionuar me Volkswagen (VW). Por ata, kryesisht vozisin brende të cilat kanë kosto ekonomike, si Toyota, Suzuki, apo në raste jo të rralla edhe vetëm bicikleta. /gazetametro.net