8 gjërat që bëni gjatë seksit kur askush nuk ju shikon

Të jesh në shtrat me dikë tjetër është një gjë mjaft intime. Por, megjithatë ka ende disa gjëra të caktuara që ne të gjithë ndoshta i bëjmë gjatë seksit, e që kurrë nuk do t’ia thonim partnerëve tanë.

A ju duken të njohura ndonjëra prej këtyre?

Ju lëshoni gazra në paralojë

Sigurisht, ju kurrë nuk do ta bënit këtë me vetëdije sepse do të ishte diçka e pasjellshme, por një lëshim i vogël i ndonjë gazi paraloje nuk do të mirrej vesh aspak.

Ju i bëni flokët bishtalec gjatë seksit

Normalisht, sepse edhe seksi është një lloj stërvitje dhe nuk do dëshironit që flokët të ju pengojnë gjatë aktivitetit, përveç nëse partneri juaj do të kërkonte që t’i mbani. Flokët në fytyrë dhe të lëshuar ju pengojnë në çdo veprim që bëni, andaj edhe seksi llogaritet si lloj ushtrimi, sigurisht që ju edhe në stërvitje nuk ushtroni me flokë lëshuar.

Ju zhyteni në lubrifikim

Sigurisht, lubrifikimi mund të jetë një pjesë eksituese e paralojës, por nganjëherë ju dëshironi vetëm rezultatin përfundimtar pa prodhim.

I pastroni hundët në çarçafët apo mbulesat

Është një lloj veprimi që ju ndalon në shijimin e seksit andaj fshierja e shpejtë diku aty afër nëpër çarçafë do të ishte zgjidhje më e mirë për të mos prishur aktivitetin seksual.
Ju shikoni thithat tuaja

Ju dukeni në rregull, por nganjëherë një femër duhet të marrë konfirmim vizual prej vetes se gjithçka është në rregull nga mesi e te poshtë. Për këtë arsye secila femër shikon thithat apo çdo zonë të saj erogjene.

Papritmas ju humb mendja diku larg seksit

Duhet të kryeni disa punë më herët e jo të ngatërroni mendjen diku tjetër, si psh. të ju bie ndërmend se nuk e keni ushqyer qenin sot. Epo, tani jeni duke bërë diçka tjetër dhe fokusohuni në lojë.

Ju e kontrolloni celularin tuaj

Ndonjëherë ju ndodhë që megjithëse jeni në akt seksual, ju shkon mendja të shikoni se kush vallë ju ka shkruajtur në atë moment, është thjeshtë shprehi, sa do e pëlqyeshme apo jo.

Ju përcaktoni kohën e veprimit

Ju nuk mund të përcaktoni kohën e veprimit për aktivitet intim, nuk mund të mbani llogari për minutazhin që duhet të kalojë. Është thjeshtë diçka spontane dhe duhet të ju vie natyrshëm.