8 mënzra si të kemi IQ më të lartë në kohë provimesh

Që nga momenti kur kuptojmë se për të ia dalë mbanë në jetë, duhet të jemi të zgjuar, mund të përdorim 8 mënyra të ndryshme përmes të cilave do të perfeksionojmë inteligjencën tonë. Që të jenë të efektshme, këto 8 mënyra duhet të zbatohen çdo ditë. Në vijim do ju tregojmë se çfarë duhet të bëni çdo ditë, në mënyrë që të jeni më të zgjuar:

1. Vazhdoni të mësoni, edhe pse këtë gjë mund ta bëni përmes internetit apo telefonave tuaj, përktheni sa më shumë informacion, zgjidhni informacione të dobishme, lexoni për problemet në punë apo edhe mëntrën e të folurit apo sjellurit. Të gjitha këto do ju ndimojnë të jeni më aktiv në përditshmërinë tuaj. Mos harroni që të shikoni sa më pak televizor që të jetë e mundur.

2. Shkruani atë që keni mësuar. Në fund të ditës për të marrë përfitimet e asaj që keni lexuar duhet patjetër të keni mbajtur edhe shënime. Kështu kuptoni se çdo ditë ne e dimë diçka më shumë. Për ta bërë këtë proçes sa më të këndshëm, mbani një fletore të bukur!

3. Bëni një listë me “gjërat për të bërë”. Natyrisht, lista e gjërave për të bërë ndonjëherë mund të jetë e frikshme, veçanërisht nëse ajo është e gjatë, por më pas ky organizim të ndimon të fitosh optimizëm. Shënoni me kryq të gjitha gjërat që bëni, deri sa të mos mbetët më asnjë gjë për të bërë.

4.Luani lojra të cilat aktivizojnë trurin, ndoshta një puzzle do ju bënte punë. Kjo nuk është një shaka. Sudoku, puzzles, fjalëkryqe dhe lojra të tjera stimuluese vijnë në ndihmë për të mbajtur trurin aktiv.

5. Rrethojeni veten me njerëz të zgjuar. Nëse ju jeni ballafaquar me njerëz të tillë ju do keni tendencën për të arritur në nivelin e tyre. Njerëzit mësojnë nga njëri-tjetri, ndaj gjithmonë rrini me persona më të zgjuar se vetja.

6. Lexoni libra. Së bashku me lojrat e nxitjes së trurit duhet edhe të lexoni. Proçesi i leximit është një palestër e madhe për të gjitha pjesët e trurit. Leximi ju lejon për të zgjeruar fjalorin dhe për ta pasuruar atë, zhvillon imagjinatën dhe vizionin tuaj për botën.

7. Komunikoni me të tjerët. Sa më shumë flisni me të tjerët, aq më shumë ne jemi në gjendje për të kuptuar gjërat. Ndarja e eksperiencave na ndihmon për të asimiluar më mirë.

8. Improvizoni. Largohuni nga realiteti dhe flasni për imagjinatën e tuaj. Improvizimi gjithashtu ju ndihmon që të keni më shumë vetëbesim.