8-vjeçarja nga Kosova i shkruan Presidentit serb Vuçiç

Alisa Qirezi e cila është vetëm 8-vjeçare i ka shkruar një letër të hapur, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ajo i kërkon presidentit serb që ta pranojë se ata kanë bërë krime në Kosovë. Letrën e ka bërë publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Alisa Qirezi është 8 vjeçe. Ajo ka lindur një vit pasi Kosova shpalli Pavarësinë. Ajo ka lindur të jetë e barabartë, dhe qytetare krenare e republikës së saj. Ajo është e guximshme, e zgjuar, dhe ajo nuk ndjehet e ulët për askënd”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Dy javë më parë ajo i shkroi një letër presidentit të Serbisë, pasi dëgjoi një deklaratë nga ai në TV. ‘Për të mbuluar krimet është një krim më i madh se vetë krimi’”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Letra që vajza nga Kosova i dërgoi Vuçiç

Përshëndetje zotëri Vuçiç,

Me këtë letër dua të them se kam dëgjuar se jeni president i Serbisë. Si president ju frikësoheni të pranoni se Kosova nuk ka bërë krim në Serbi por Serbia ka bërë krim në Kosovë, dhe sipas Naim Frashërit kjo quhet fshehje e fajit. Një president nuk duhet të fsheh fajin sepse kur fsheh një faj bën faj më të madh. Për të marrë përgjigjen më të saktë duhet pyetur vetë qytetarët e Kosovës