87 të sëmurë mendorë ikin nga spitali psikiatrik

Zyrtarët e Kenisë njoftojnë se të paktën 87 pacientë me sëmundje mendore kanë ikur nga spitali i vetëm psikiatrik i vendit, pasi u lanë të pambikëqyrur kur punëtorët mjekësorë filluan grevën gjithëkombëtare në spitalet publike.
Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës në Najrobi, për t’i shpërndarë dhjetëra doktorë që po protestonin.
Doktorët kanë hyrë në grevë dhe po protestojnë për shkak se nuk kanë marrë asnjë rritje page në tri vitet e fundit, përkundër premtimeve.
Punëtorët mjekësorë në Keni janë duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune.