9 ditë zi kombëtare në Kubë

Kuba në zi. Autoritetet shtetërore dekretuan sot nëntë ditë zi kombëtare, disa orë pas vdekjes së babait të Revolucionit Kuban, Fidel Castro, në moshën 90-vjeçare.

Këshilli i Shtetit dekretoi me anë të një deklarate të shkurtër “nëntë ditë zi kombëtare”, që fillon sot deri të dielën më 4 dhjetor.

Organi ekzekutiv kuban theksoi më tej se: “Do të pezullohen gjithashtu të gjitha aktivitetet dhe spektaklet publike”. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 4 dhjetor në qytetin e Santiagos.