A do te kete krize Politike ne Maqedoni, po afron afati i fundit per formimin e qeverise

Sot dhe nesër është koha që mandatari dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, duhet të njoftojë se a do të ketë shumicë parlamentare me të cilën partia e tij do të hyjë në koalicion për të formuar kabinet të ri qeveritar. Për momentin të gjithë opsionet janë lojë, nga ajo që partnerët e vjetër OBRM-PDUKM dhe BDI ta formojnë koalicionin tradicional deri tek zgjedhjet e reja parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale në muajin prill këtë vit

Bisedimet për partnerët eventual të koalicionit po zhvillohen larg syve të opinionit, ndërsa “dëshirat” eventuale të partive negociuese po mbahen sekret. Edhe pse një pjesë nga BDI-ja thonë se do ta respektojnë Marrëveshjen e Majit për të bërë koalicion me OBRM-PDUKM-në, një pjesë tjetër e kësaj partie nuk duan koalicion me OBRM-PDUKM dhe Nikolla Gruevskin, gjegjësisht me persona që janë nën hetim të Prokurorisë Speciale.

Nëse deri të hënën Nikolla Gruevski nuk i dorëzon Kuvendit përbërjen e re qeveritare, mandatin për formimin e Qeverisë sipas Kushtetutës do të duhej ta fiton partia e dytë e cila ka më shumë mandate nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, ajo është LSDM-ja.

Ndryshe afati për formimin e Qeverisë nga mandatari kalon nesër në mesnatë