A do të ketë shqiptarë në listën për deputet të LSDM ?

LSDM-ja nesër në kongresin e partisë, i cili do të fillojë në orën 14, në Shkup do t’i shpall listat e deputetëve në gjashtë njësitë zgjedhore në Maqedoni dhe një në diasporë,

Emrat ende janë sekret, por sipas disa informacioneve, pritet që në lista të jenë edhe emra të njohur të cilët deri tani nuk kanë qenë të kyçur aktivisht në politikë.

Thuhet se bartës të listave do të jenë, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov, Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska dhe Oliver Spasovski.

Nuk përjashtohet mundësia që bartës liste të ketë edhe kandidat të pavarur në gjitha njësitë zgjedhore.
Për momentin vetëm PDSH-ja ka shpallur listat e tyre të deputetëve.