A do t’i publikojë ‘bombat’ LSDM-ja edhe para zgjedhjeve?

Nëpër mediume sot në Maqedoni është shpërndarë informacioni se LSDM-ja opozitare do të publikojë ‘bomba’ edhe në këtë fushatë parazgjedhore.

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me burime brenda LSDM-së për të kuptuar të vërtetën rreth ‘bombave’.

”’Bombat’ janë në dorë të Prokurorisë Speciale Publike dhe Prokurorisë Themelore publike dhe ne nuk mundet që t’i marrim dhe t’i publikojmë para zgjedhjeve” thotë burimi i Telegrafit brenda LSDM-së