A duhet të përdoren veturat zyrtare për fushatë zgjedhjesh në Maqedoni?

Funksionarëve të shtetit nuk iu lejohet që gjatë orarit të punës të kryejnë aktiviteti partiake, e aq më pak të keqpërdorin resurset dhe mjetet publike, thotë Sllagjana Taseva. Zyrtarja e Transparency International, thotë se ka raste të paraqitura kur vetura zyrtare përdorën për mitingje partiake, por institucionet shtetërore nuk marrin masa të sanksionimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kushte të këtilla ka lidhje të partisë me shtetin, për shkak se shpesh paritë në qeverisje sillen sikur shteti të jetë i tyri. Ky shfrytëzim i gjithçka që është shtetërore e publike sikur të jetë e personale e partisë. Ky keqpërdorim është i jashtë ligjshëm, që rritet në fushatat parazgjedhore, ku funksionarët e institucioneve i përdorin resurset shtetërore për qëllime të parive të tyre politike”, u shpreh Sllagjana Taseva, Transparency International.

Nga Most, thonë se në këto raste ka shkelje të nenit 365 të kodit penal, në predispozitat e së cilës parashihen sanksione edhe me burg nga 3 muaj deri në 5 vjet.

“Për deri sa këto vetura përdorën pas orarit të punë, përsëri shkelin depozitën për shfrytëzimin e shërbimeve nga ana e Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë, ku thuhet se veturat zyrtare duhet të përdorën vetëm për qëllimet zyrtare të institucioneve përkatëse”, Zllatko Dimitrioski, nga MOST.

Nga Qeveria thonë se përmes Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta veturat zyrtarë iu jepen në shërbim funksionarëve të shtetit, por për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre, janë përgjegjës vetë institucionet përkatëse që i kanë në posedim.

GRAFIKË: Ministria e Punëve të Brendshme

“Lidhur me incidentin që ka ndodhur me 13 nëntor 2016, në afërsi të fshatit Çerkez të Kumanovës, nuk është paraqitur rasti nga asnjëra palë. Në MPB nuk kemi të dhëna se a ka persona të lënduar e as shkaktim të dëmeve materiale. Ministria e Punëve të Brendshme, ligjërisht është në pamundësi të veproj dhe nuk do të merr asnjë masë për këtë incident deri sa nuk ka pasur paraqitje të rastit.”

Sipas pamjeve të Tv21, në tubimin e 13 nëntorit në Kumanovë, kanë qenë tri vetura zyrtare të funksionarëve të BDI-së, të cilat janë gërvishtur nga gurët e hedhur prej protestuesve. Vetëm heshtje morëm në pyetjen drejtuar zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani se pse janë përdorur veturat zyrtare në këtë tubim partiake, dhe kush do t’i dëmshpërblej riparimet e tyre.

GRAFIKË: Bujar Osmani, Zëdhënësi i BDI-së

“Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk ka ndërmarrë masa lidhur me dëmet materiale të shkaktuara në vetura dhe sulm ndaj personave zyrtar. Në incidentin që ndodhi të dielën në Kumanovë BDI e ka lënë në harresë, për shkak se është e angazhuar me fushatën parazgjedhore.”

Transparency International po ashtu sqaron se nga 16 nëntori do të fillojnë me monitorimet për keqpërdorimin eventual të mjeteve publike në fushatën parazgjedhore.