A e dini cila është figura femërore më emblematike kosovare?

A e dini cila është figura femërore më emblematike kosovare? Po ju japim një ndihmë të vogël: ajo është njëherësh simbol i arkeologjisë vendase, emblemë e kryeqytetit dhe logo e Muzeut të Kosovës. Ajo është ‘hyjnesha në fron’, një skulpturë prej argjile të pjekur që daton së paku para 3000 vjetësh p.e.s. Përpos që dëshmon kultin e nënës së madhe ajo simbolizon disi dhe rininë e përjetshme. Edhe sot, pas më shumë se 5.000 vitesh, ajo qëndron në Muzeun e Kosovës ashtu si dikur, me atë stoicizmin e saj elegant e me sytë në formë bajameje. Por, pas bukurisë së saj të përmotshme fshihet një punë e madhe mirëmbajteje dhe konservimi muzeor. Më shumë se kurrë, kjo punë ka nevojë për persona që përmes artefakteve përqafojnë cdo ditë kultura nga njerëz e kohë të ndryshme…persona që nuk ngurrojnë të përveshin mëngët për ditë e netë me rradhë për t’i kthyer artefakteve rrezatimin e dikurshëm…persona që me punën e tyre ndihmojnë breza të tërë të kuptojnë të shkuarën për të shikuar të ardhmen më me optimizëm…persona që çdo ditë lënë një copëz së zemrës së tyre ne punë…/antpress