A e dini pse aeroplanët kanë ngjyrë të bardhë?

Por gjithnjë ka një arsye se pse gjërat janë ashtu siç janë. Dhe për aeroplanët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse : ngjyra e bardhë nuk fshihet.

Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.

Ngjyra e bardhë ka përparësi termike Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi, transmeton 21media.

Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit.

Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.