A e dini sa xhami ka Stambolli?!

Qyteti turk Stambolli, i cili me 14.8 milionë banorë përbën 18.5 përqind të popullsisë së përgjithshme të Turqisë, njëherësh është edhe qyteti me numrin më të madh të xhamive në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Muftinisë së Stambollit, në këtë qytet ka 3.362 xhami, kurse vetëm në lagjen Fatih janë 340 xhami.

Pas lagjes Fatih radhiten lagjet Yskydar me 186 xhami, Ymraniye me 143 xhami, Beykoz me 136 xhami dhe Pendiku me 133 xhami. Numri më i vogël i xhamive në Stamboll është në Ishujt e Princëve, ku janë vetëm nëntë sosh.

Kështu, në Stambollin me 14.8 milionë banorë, një xhami është për 4.403 persona.

Stambolli që nga pushtimi i saj në vitin 1453 deri në rënien e kalifatit në vitin 1923, ishte kryeqyteti i shtetit Osman, ku në periudhën prej afro 500 vitesh në këtë qytet janë ndërtuar shumë xhami, të cilat shënojnë një epokë të tërë historike.

Në mesin e xhamive më të rëndësishme, të cilat gjatë gjithë vitit vizitohen nga dhjetëra mijëra turistë nga e gjithë bota, sigurisht që e dallojnë Xhamia e Kaltërt, Xhamia Fatih, Xhamia Sulejmanije dhe shumë të tjera.

Gjithashtu rikujtojmë se janë në përfundim e sipër punimet në xhaminë Camlica në Stamboll, xhamisë më të madhe të Turqisë moderne.