A e dini se çfarë ndodh më 21 dhjetor ?

Spektakli i parë astronomi9k që na jep qielli dimëror është afrimi mes Hënës dhe Jupiterit, i dukshëm në gjysmën e dytë të natës mes 21 dhe 22 dhjetorit. “Solstici dimëror është momenti kur Dielli, në lëvizjen e dukshme përgjatë kostelacionit të Zodiakut arrin pozitën më jugore të ekuatorit qiellor, që është projektimi në qiellin e ekuatorit tokësor”, shpjegon astrofizikanti italian Gianluca Masi. Nga ky moment e më pas thotë ai dielli fillon të ‘ringjitet’ drejt ekuatorit qiellor dhe orët e dritës rriten gradualisht derisa arrin kulmin pas 6 muajsh, në solsticin e verës. Për këtë arsye që nga parahistoria solsticit të dimrit i është atribuar kuptimi i shenjtë i trumfit të dritës mbi errësirën.21 dhjetori ka 9 orë e 5 minuta dritë, ndërsa nata do të zgjasë 14 orë e 55 minuta dhe kjo është dita më e shkurtër e vitit. Besimi se 13 dhjetorit është dita më e shkurtër është një traditë që vjen nga e shkuara, nga viti 1852, kur u riformatua kalendari nga Papa Gregori XIII”.
Qielli dimërorNë përgjithësi fillimi i dimrit përmirëson shikimin e shumë yjësive pasi erërat e veriut lirojnë atmosferën nga mjegulla dhe lagështira duke e bërë më të qartë. Për shembull, në këtë periudhë të vititi spektakolare janë kostelacionet e Demit, Orionit, Binjakëve, dhe Auriga.