A e dini se çka ka bërë dikur babai i Arta Bajramit?

Këngëtarja Arta Bajrami ka karrierë të bujshme dhe shumë të suksesshme në botën e shoubizit.Ajo me zërin e përformancën e saj pëlqehet gjithandej. Por, a dini se Arta edhe babain e ka këngëtar?

Ai është edhe rapsod i muzikës folklorike, i cili është i njohur dhe pëlqehet për këtë zhanër gjithandej. Ai është Zejnullah Bajrami, më shumë i njohur si Zena, këngët e të cilët i dëgjojmë edhe nëpër televizionet tona, shkruan “Kosovarja”.

Zena ka kënduar bashkë me shumë rapsod të njohur të muzikës sonë folklorike, si me Tahir Drenicën, Hashim Shalën, Shaban Baksin, Ali Krasniqin, etj.