A është dushi i ftohtë i mirë për shëndetin

Këshillat dhe metodat e reja për të qënë sa më të shëndetshëm shkojnë e vijnë por dushi i ftohtë mbetet një nga teoritë që mbështetet më shumë.

Përfitimet e supozuara përfshijnë: përmirësim të imunitetit dhe qarkullimit të gjakut, çlirim të stresit, qartësi dhe vigjilencë mendore – por a mjaftojnë për të na bindur të lahemi me ujë të ftohtë çdo mëngjes?

Rasti i dusheve të akullta është vënë edhe njëherë në qendër të një studimi të fundit të realizuar në Holandë. Sipas tij pjesëmarrësit të cilët u lanë me ujë të ftohtë në fund të dushit e tyre u shëruan më shpejtë nga sëmundjet dhe merrnin më pak ditë pushim në punë se sa ata të cilët bënin dushe të zakonshme.

Akoma dhe më impresionuese, nga 3,000 njerëz që morën pjesë në studim, dy e treta zgjodhi të vazhdonte të bënte dushe të ftohta pasi i rriste nivelin e energjisë aq shumë sa një kafe e fortë.

Ndërkohë një dokumentar i BBC “The Doctor Who Gave Up Drugs” tregon se si Dr Chris Van Tulleken arriti të trajtonte një paciente që vuante nga depresioni duke përdorur pikërisht këtë teknikë.