A është kjo fytyra e një fantazme?

Gjahtarët e fantazmave kanë mbetur pa fjalë kur panë në foton e tyre gjatë një turi në një jetimore viktoriane të vjetër një grua të frikshme që dukej si zombie duke buzëqeshur para kamerës.

Fytyra rrënqethëse, e cila ngjason me një fantazmë nga filmi horror i vitit 2002 “The Ring”, shfaqet në mes të fotografisë misterioze.

Phil Barron, 45 vjeç po drejtonte një grup prej 32 personash në në Liverpool, Angli kur realizoi foton.

“E bëra foton dhe më pas e largova telefonin gjatë pushimit që zgjati tre orë, e më pas e dërgova në zyrë dhe nuk mendova shumë për të. Ditën tjetër u zgjova dhe mora një lumë mesazhesh e komentesh në postim. Nuk është përdorur Photoshop – thjesht ngrita pak ndriçimin pasi ishte errësirë dhe e dërgova,” tha Z.Barron.

3a24f5a600000578-3912692-image-a-4_1478515149033