A është kjo qenushja më e bukur në botë

Ajo ka flokë të gjatë të zinj, qëndrim dinjitoz e një pamje mbizotëruese – të gjithë përbërësit për një superyll në rrjetet sociale.
Por Tea nuk është një modele Instagrami me bikini, ajo është një qenushe Afgane 5 vjeç, gëzofi i së cilës e ka kthyer në një sensacion online.
Qenushja supermodele është një krijesë e dekoruar për shfaqjet në Sidnei por famën e vërtetë e vodhi me foton e saj kur kishte dalë në pension, të shpërndarë më shumë se një milionë herë.
Pronari i saj, Luke Kavanagh nuk e priste që ajo të pushtonte rrjetet sociale por njëkohësisht as nuk u suprizua pasi e dinte që ajo ishte shumë e bukur për tu mbajtur në shtëpi.
“Shëtitjet tona në fundjavë gjithmonë tërhiqnin turma. Ajo sillet sikur nuk ka nevojë për vëmendje, por ajo e do, ashtu si të gjitha supërmodelet,” u shpreh ai për NewsLocal.