A është kjo unaza 3.5 mln paund që iu vodh Kim Kardashian?

Teksa u la e “tronditur keq” nga një grabitje e befasueshme në banesën e saj në Paris, Kim Kardashian mund t’i kenë vjedhur një unazë me vlerë 3.5 milion paund.

Ylli i showbizit besohet t’i kenë grabitur bizhuteri me vlerë rreth 8.5 milion paund përfshirë këtu dhe unazën, e cila ishte unaza e saj e dytë e fejesës e projektuar nga burri i saj, Kanye West.

Kanye ja kishte dhuruar gruas së tij unazën vetëm muajin e kaluar dhe ajo nuk ka reshtur së e postuari atë në rrjetet sociale.

Ndërkohë Kim Kardashian West u grabitur teksa qëndronte në një rezidencë luksoze në Paris, nga të paktën 2 burra të veshur si oficerë policie, të cilët e mbyllën atë në banjo.

390E2BD100000578-3819174-image-a-38_1475494591863