A është ky vogëlushi me flokët më të dendura në botë

Me flokët super të dendura dhe vetëm nëntë javësh, Junior Cox-Noon kthen kokat e të gjithëve kudo që shkon.

Nëna e tij,Chelsea, thotë se i duhen dy orë të bëjë pazarin në supermarket në vend të 40 minutave pasi shumë njerëz e ndalojnë për të përshëndetur vogëlushin 2 muajsh.

Junior, i cili është mësuar të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes qan sa herë që mamaja i vendos një kapele për të nxituar për në shtëpi.

I lindur me shumë flokë në Spitalin e Brighton, Angli, në 30 korrik të këtij viti, Cox-Noon u cilësua ndryshe si “Bebi ari”.

“Ai lindi me shumë flokë. Nuk e kuptova sa shumë kishte derisa i bëra banjë për herë të parë e ja thava me tharëse,” u shpreh për Daily Mail 32 vjeçarja Chelsea.

3916D7EA00000578-3821989-image-a-36_14756030110133916D75700000578-3821989-image-m-43_1475603607542