A është zgjidhja më e mirë Maqedonia të jetë 1 njësi zgjedhore?

A është zgjidhja më e mirë Maqedonia të jetë 1 njësi zgjedhore?

 

A është zgjidhja më e mirë Maqedonia të jetë 1 njësi zgjedhore? (Video)

Nëse numri i votuesve nga njësia e gjashtë zgjedhore është rritur, atëherë ajo do të thotë se numri i votuesve në njësitë tjera zgjedhore është zvogëluar. Ky ishte qëndrimi i pjesëmarrësve në edicionin e mbrëmshëm të “Klik Plus”. Sipas nënkryetarit të partisë Liberal Demokrate, Zoran Shapuriç zgjedhja më e mirë është një njësi zgjedhore sepse në atë rast nuk do të ketë probleme të tilla

“Jo në këto zgjedhje, por në zgjedhjet e tjera lokale, të shtyra për javën e tretë të marsit deri në muajin maj kemi kohë që të ndërrohet ligji dhe në zgjedhje lokale duhet të dalim me lista të hapura që të mund qytetarët të votojnë për deputetë”, u shpreh Zoran Shapuriq, Nënkryetar i Partisë Liberal Demokratike.

Amir Elezi nga Lëvizja “Besa” dyshon në qëllimet e mira të BDI-së dhe shton se ata veç më kanë një model për ndarje proporcionale të votuesve në të gjitha njësitë zgjedhore nëse nuk ka pajtueshmëri për një njësi zgjedhore, por shton se opsioni më i mirë është të ketë një njësi zgjedhore në vend të gjashtë njësive.

“Ne kemi një paradoks të madh. Çairi si komunë është e ndarë në dy njësi zgjedhore. Gjithashtu edhe Dibra, Kërçova. Cila është logjika këtu? Nuk ka kurrfarë logjike. Gjithçka është sipas ndonjë modeli dhe matematike, vetëm që tu shërbej partnerëve qeveritar”, tha Amir Elezi, nga Lëvizja “BESA”.

Zulfi Adili nga “Uniteti” vlerëson se regjistrimi i popullsisë është mënyra më e mirë që të vërtetohet se sa qytetarë kanë të drejtë vote.

“Shqiptarët janë realitet në Maqedoni. Realitet janë Turqit, Boshnjakët, Vllehtë dhe Serbët. Pse të thirremi në numra. Mendoj që Qeveria e VMRO-DPMNE dhe BDI-së subvencionojnë fëmijën e tretë dhe të katërt që të mos bjerë numri i maqedonasve, kur ne Shqiptarët kemi dalë me këto teza?”, tha Zulfi Adili, nga “UNITETI”.

Të gjithë pjesëmarrësit pajtohen se një njësi zgjedhore është zgjedhja më e mirë, por shtojnë se ky model është i përshtatshëm vetëm për partitë e mëdha politike të cilat dëshirojnë të dominojnë në skenën politike.