A ishte në lidhje Angela Martini me Blerim Destanin?

Paraqitjet e shpeshta së bashku të Angela Martinit me aktorin Blerim Destanin, për kohë të gjatë ishin temë diskutimi në mediet shqiptare.

U fol e u përfol për një lidhje të mundshme mes tyre.

Derisa aktori Destani nuk ka dashur ta komentojë asnjëherë miqësinë me Angelen, kjo e fundit kishte pohuar gjithçka rreth miqësinë së tyre, shkruan “Kosovarja”.
“Asnjë puthje s’kemi shkëmbyer.

Mua, më mjaftojnë të më shohin më një mashkull dhe ma bëjnë të dashur.

Mirë që s’ma kanë bërë edhe Sali Berishën, vetëm ai ka ngelur”, pat thënë Angela.
Në fakt, për Angelen është diskutuar edhe një lidhje me Ledri Vulen, ndërsa ajo deri më tash ka thënë se i vetmi mashkull shqiptar më të cilin ka pasur lidhje është futbollisti Pajtim Kasami.