A janë farat e mollës të shëndetshme apo të helmëta?

Shpesh hamë mollë, mirëpo çështja është se sa shpesh i hamë edhe farat e tyre. Ekzistojnë të tillë që i konsiderojnë të helmëta, ndërsa ka të tillë që i konsiderojnë të shëndetshme.

Farat e mollëve përmbajnë bashkime bimore të quajtura amigdalinë. Pos mollëve, amigdalinë përmbajnë edhe bademet, bërthamat e pjeshkave, të qershive dhe bojlive.

Bashkimi shërben në mbrojtjen kimike të farave, por nëse nuk e prekim nuk është e rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Nëse fara është ndrydhur, e dëmtuar, është përtypur apo është në traktin e tretjes, amigdalina zbërthehet në hidrogjen cianid. Ky bashkim është i helmët, madje edhe vdekjeprurës në doza të mëdha.

Cianidi është helm i njohur i cili çrregullon qarkullimin e oksigjenit në qeliza dhe mund të shkaktojë vdekjen në afat të shkurtër, me rastin e konsumimit në doza të mëdha.

Sasi të vogla të cianidit mund të shkaktojnë dhembje koke, të vjella, mundime, dobësim dhe hutime.