A janë këto iPhone-t më të shtrenjtë ne bote me fytyrat e dy lidereve me te fuqishem?

Fytyrat e dy liderëve më të fuqishëm në botë, Donald Trump dhe Vladimir Putin të prarua në ar janë skalitur në pjesën e prapme të dy iPhone 7 të rinj të prezantuar nga kompania ruse Caviar.

Kushtojnë 6 658 dollarë. Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani ka skalitur fotot e dy liderëve botërore.

Kur Trump fitoi zgjedhjet Caviar skaliti në pjesën e prapme shprehjen “Bëje Amerikën madhështore sërish”. Ai IPhone 7 kushtonte 3 200 dollarë, aq sa dhe IPhone me fytyrën e Putin e cila doli në treg në 2014.

Tani që Caviar, i ka bërë bashkë dy liderët IPhone kushton mbi 6 mijë dollarë

e

/Oranews.tv/