A mund ta gjeni se çfarë është fotografuar?

Në pamje të parë, duket si një mantel yjesh që varet mbi një varg të thyer malor.
Por nëse shihni me kujdes, do të vini re shtrembërim në bazën e mbulur me pemë. Por çfarë është fotografuar ekzaktësisht ?
Producenti i filmave, Kevin Wolf në San Francisco, realizoi foton në Parkun Kombëtar të Kalifornisë Yosemite.
Kur e publikoi foton në Reddit, u bë menjëherë virale.
“E ktheva këtë foto me kokë poshtë sepse rëra poshtë lumit të jepte përshtyjen e yjeve,” shpjegoi ai.