A po e ndryshojnë mënyrën e funksionimit të trurit tonë rrjetet sociale?

Po, dhe në shumë mënyra. Në një studim, studiuesit zbuluan se njerëzit me më shumë miq në Facebook, kishin më shumë materie gri në disa rajone të rëndësishme të trurit, edhe pse kjo mund të jetë për shkak se ata që e fillojnë me trurin më të madh tërheqi më shumë miq. Në një studim tjetër, njerëzit që përdornin rregullisht mesazhet iu kërkua të shkruanin vargje të ndryshme numrash.

Edhe pse nuk përmendej teksti, ata preferonin vargjet e numrave që do të përcaktonin një fjalë të bukur në një telefon. Pra, pa e kuptuar, ne lidhim vargjet e numrave me kuptimet, dhe kjo ndikon tek mënyra sesi sillemi dhe ndjehemi. Natyrisht truri ynë ndryshon gjatë gjithë kohës, por ka arsye të mira për të besuar se rrjetet sociale mund të kenë efekte të mëdha.

Truri ynë ka evoluar, në krahasim me kohën kur paraardhësit tanë jetonin në grupe relativisht të vogla, ndoshta jo më shumë se 150 vetë, dhe kur të gjitha ndërveprimet kryheshin ballë për ballë. Për të kaluar çdo ditë disa orë komunikimi të shpejtë dhe të shkurtër me shumë njerëz, ne shohim nevojën e një lloji të ndryshëm truri. Nëse është e mirë, e keqe ose thjeshtë e ndryshme, kjo mbetet një çështje e hapur. /bota.al