A po nis lufta e tretë botërore? NATO vendos në gatishmëri të lartë 300 mijë trupa

Rritja e tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë ka vënë në lëvizje NATO-n, e cila ka përgatitur një forcë ushtarake deri në 300 mijë trupa. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendet aleate kanë qindra e mijëra trupa në gjendje gatishmërie, me qëllim pengimin e një kërcënim në rritje nga Moska.

Sipas Stoltenberg, Rusia është shumë më aktive në mënyra të ndryshme duke shfaqur edhe një formë agresioni. Ai shtoj se Rusia ka një ushtri të konsiderueshme të ndërtuar gjatë viteve, ku ka trefishuar shpenzimet e mbrojtjes që nga viti 2000 në terma realë, zhvillimin e aftësive të reja ushtarake për përdorimin e forcës ushtarake kundër fqinjëve.

Zyrtarët e NATO-s thanë se javën e kaluar Moska ka pasur si qëllim armiqësimin me NATO-n, duke dërguar qindra paratrupa në një bazë ajrore serbe, pavarësisht se NATO ka një bazë të ushtrisë në raste fatkeqësish e ky kamp ndodhet në Mal të Zi.

Me rënien e Bashkimit Sovjetik NATO ka shkurtuar buxhetin e mbrojtjes dhe investimeve ushtarake, ndërsa Rusia është duke forcuar kapacitetet e saja ushtarake, duke prodhuar mjete lufte shumë të sofistikuara.

Ndërkohë nga ana tjetër vetëm SHBA në gjirin e Aleancës po bën përpjekje në fushën e teknologjisë ushtarake, në përgjigje të palës ruse. Rusia ka vendosur një paqe dhe marrëdhënie kohët e fundit me Turqinë, anëtare e NATO-s dhe që ka një ndër ushtritë me të mëdha në botë.

Në rast të konflikti të hapur mes NATO-s dhe Rusisë shtetet e para evropiane që kërcënohen seriozisht nga Rusia janë: Litonia, Lituania, Estonia, Ukrahina, Moldavia, etj. Kështu, NATO po përqendron trupa shtesë në këto shtete, anëtare te BE dhe të NATO-s.