A zbulohet kanceri përmes lotëve?

Femrat shohin dramën Brooklyn dhe dhurojnë lotët e tyre për studiuesit të cilët janë duke punuar mbi një pajisje të re të zbulimit të kancerit.

Studiuesit amerikan të një kompanie besojnë se lotët ndihmojnë në zbulimin e kancerit të gjirit me 90% vërtetësi.

“Zbulimi i kancerit të gjirit gjendet në një grup proteinash në lotin e femrës, që quhen Melody. Ky grup proteinash dallon femrat që kanë kancer gjiri nga ato që nuk e kanë me një ndjeshmëri 88 % dhe saktësim 86%”, shpjegon grupi i studiuesve.

Por para se të kërkojnë miratimin rregullator, studiuesit duhet të testojnë pajisjen dhe këkojnë më shumë lot. Për këtë, 400 femra vullnetare  kanë parë në ekranin e madh filmin e trishtë Brooklyn për të dhënë lotët e tyre. Grupi i studiuesve shpreson të krijojë një pajisje për të dalluar sa më shpejt kancerin e gjirit.

Teksa mamografia është mënyra më e mirë sot për sot për të zbuluar kancerin, kompania thotë se janë 13 për qind efektive për gratë me shumë inde të dendura. Teknologjia e re nuk e ka këtë problem, teksa planifikom të përdoret në bashkëpunmi me teknika të tjera.