AAK-ja e gatshme për koalicion me AKR-në!

 

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë ofertë Aleancës Kosova e Re për një koalicion parazgjedhor, dhe tashmë janë në pritje se çfarë vendimi do të marrë AKR-ja e Behxhet Pacollit.

“I kemi bërë ofertë AKR-së që të jetë pjesë e jona, tash përgjigja i takon asaj” ka thënë Nitaj për GazetaBlic.

 

Muharrem Nitaj

Ndryshe edhe nga AKR-ja kanë shprehur gatishmërinë që të bëjnë koalicion me ndonjë parti politike, por akoma nuk kanë bërë publike se me kë do të bashkëpunojnë.
Kështu ka thënë këshilltari i Behxhet Pacollit Jetlir Zymberaj  për GazetaBlic.
Dhe se tashmë kanë vendosur që do ta kenë kanditurën e Behxhet Pacollit për kryeministër.

Jetlir Zymberaj

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë rezultat i rrëzimit të Qeverisë nga një mocion i mosbesimit i nisur nga partitë opozitare. Ku edhe kanë arritur që të mbledhin votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë në krye me Isa Mustafën .
Qytetarët e Kosovës do t`i drejtohen kutive të votimit me 11 qershor.