AAK LIDH KOALICION ME DY PARTI

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 11 qershorit, me Partinë Social Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë AAK-ja, përmes një komunikate për media.

Akti i nënshkrimit është bërë në Selinë e AAK-së në Prishtinë, nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryetarët respektivë të këtyre dy partive, Bajram Kelmendi dhe Selman Berisha.