Abdixhiku: Kalimi nga nëntoka në mbitokë është fillim i ri veç për Kadrinë

Drejtori i “Riinvestit”, Lumir Abdixhiku ka thënë se Fillimi i ri i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, është i tillë vetëm për të.

“‘Fillimi i ri’ është risi veç për Kadrinë. Kalimi nga nëntoka në mbitokë – aty këtu me argat të rinj sa për kozmetikë. Një udhëtim i ri me zanat të vjetër po na prezantohet si shpëtim”, ka thënë ai në emisionin Interaktiv të KTV-së.

“Për qytetarët, fillimi e shpëtimi do të thoshte largimi i të tillëve nga kapja përgjithmonë. Do të thoshte çlirim nga zaptuesit. Dhe ka vetëm një rrugë për të bërë një gjë të tillë. Afrim i partive e individëve që e duan këtë vend në një front të përbashkët anti-SHIK. Secili dallim tjetër është i parëndësishëm përballë kapjes së SHIK-ut që po na vjen”, ka thënë ai.