Absurdi në Maqedoni, matura u del sa një dasmë!

Afrohet periudha kur nxënësit e vitit të katërt do të festojnë mbarimin e arsimit të mesëm. Matura sjell gëzim të madh dhe lehtësim për maturantët , të cilët përveç se bëhen të rritur dhe përfundojnë fazën e arsimit, duhet të bëjnë një hap përpara në jetën e tyre, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, euforia gjatë kësaj periudhe shkakton edhe kokëdhembje për shumë prindër.  Tani më natës së maturës i paraprinë konkurrencë e madhe në kërkim të veshjes ideale, organizim të ahengjeve në shtëpi, por edhe rezervimet për kremtime në kafene dhe restorante, rezervimet për grim dhe frizura për vajzat etj. Shpenzimet për natën e maturës mund të arrijnë shifër katër-shifrore në euro.                                 “Për fustanin e vajzës time nuk kemi shpenzuar shumë. Materiali i blerë bashkë me qepjen na ka kushtuar rreth 50 euro. Këpucët janë 25 euro, çanta 20 euro. Për grim kemi ndarë 45 euro, 30 euro për thonjtë.