Ademi: Ndryshimet s’mund të ndodhin pa BDI-në, ofrojmë kuadër cilësor

 

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi sot nga foltorja e kuvendit porositi se ndryshimet nuk mund të ndodhin pa BDI-në. Ademi tha se BDI ofron kuadër cilësor në qeverinë e re.

“Jemi para një fillimi të ri, sot nisin ndryshimet, a i pëlqen kjo dikujt apo jo. Ndryshimet nuk mund të ndodhin pa BDI-në. Unë kam qenë I interesuar që blloku shqiptar të mos mbetet pa opozitë. Unë dëshirojë që opozita të jetë korrektor I terenit politik. BDI në qeverinë e re vjen me një ekip në të cilin ka investuar shumë”, deklaroi Ademi.