Ademi: Shqiptarët kanë shansin historik të bashkohen rreth një platforme

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ia shtrinë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive shqiptare. Xhevat Ademi nga kjo parti thotë se shqiptarët kanë mundësi historike të bashkohen rreth një platforme dhe të kushtëzojnë formimin e qeverisë së re me përmbushjen e kërkesave që kanë të bëjnë me avancimin e çështjes kombëtare“Ne jemi të hapur sepse nëse partia e dytë fituese nuk pranon platformën për barazi të plotë të shqiptarëve që buron edhe nga doktrina e BDI-së por edhe nga oferta e subjekteve tjera, nuk është patjetër BDI të jetë pjesë e qeverisë. Ka subjekte tjera, kanë numrat le të urdhërojnë”, deklaroi Xhevat Ademi.