Adnan Azizi i Besës: Artan Grubi, mos mendo se do të kalosh lehtë!

Lëvizja BESA përmes anëtarit të saj të kryesisë, Adnan Azizi, ia ka bërë me dije LSDM – së atë që portali Sakte.net kishte raportuar kohë më parë, se nuk do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisë me persona pa kredibilitet, të inkriminuar, rrjedhimisht me një BDI të pareformuar.

“Pasi kaloi euforia e gënjeshtrave te Artan Grubit, dy pyetje thelbësore ngelen pa mos marrë përgjigje:
1- Si ndodhi rasti që “komandanti” i la vetëm ushtarët në “betejën historike”, sëpaku të na tregoj pse iku dhe kuishte ngujuar gjatë ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit?
2- Ku ngeli përgjegjësia politike e BDI-së dhe ministrit Agim Nuhiu që edhe pas asaj që deklaruan se kemi qenë në dijeni për incidentët e mundshme lejuat që vandalët të hyjnë në Kuvend me aq lehtësi sikur të ishte vathë delësh. Pse intervenimi i policisë ishte me dy orë vonesë apo thenë ndryshe pasi që kishte përfunduar gjithçka?
Është shumë e ulët dhe jo serioze, nëse mendoni se me dorëheqjen deklarative të Agim Nuhiut ka mbaruar gjithçka dhe se kjo tallje e rradhës do të falej dhe harrohej nga shqiptarët”, ka shkruar Adnan Azizi në rrjetin e tij social.