Adoleshentja kosovare grabit të dashurin e moshuar zviceran

Një vajzë 18 vjeçare nga Kosova ka zhvatur një të moshuar 59 vjeçar në Zvicër, duke i marrë më shumë se 2000 franga zvicerane.

Çifti u njoh rastësisht, ndërsa vajza i ka deklaruar të moshuarit se do të bënte operacione dhe se ishte e varfër.

Policia u vu në lëvizje duke monitoruar takimin e fundit, ndërsa ishte vënë në dijeni nga i moshuari.

Të martën e shkuar, burri në moshë kishte marrë mjaft kërkesa nga e dashura e tij e supozuar.

Më pas, ai shkoi në stacionin policor në Uster, duke i ngritur padi për mashtrim.

Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se gjatë bisedës së fundit telefonike, vajza i kishte kërkuar sërish para, ndërsa lanë për t’u takuar.

Më pas, policia ka monitoruar rastin. Vajza e re kishte edhe një bashkëpunëtor një 40 vjeçar, i cili u arrestuar gjithashtu bashkë me 18 vjeçaren.