Aeroplani aterron dhunshëm për shkak të zogjve

Fluturimi i aeroplanit të kompanisë japoneze JAL, në linjën deri në Nju-Jork, ka aterruar sot dhunshëm në aeroportin e Tokios për shkak të problemeve me motor, të cilin besohet ta kenë shkaktuar zogjtë, njoftoi sot kompania.

Boing 777 me 233 udhëtarë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, një orë pas nisjes, është kthyer në aeroport për shkak të problemit me motor.